75 Mall Live Search
14:00 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj nga ShBA: Jam si ushtar i Amerikës, po i zbatoj urdhërat si e parasheh terreni

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përderisa po qëndron në Amerikë nuk është lënë pa u pyetur për taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai ka thënë se është ushtar i Amerikës dhe i zbaton urdhërat si e parasheh terreni.

Haradinaj tha se populli shqiptar i takon botës që udheheqet nga Amerika dhe qëndrimet e Kosovës janë të qarta dhe ta ngjashme si të Amerikës.

“Populli shqiptar i takon botës që e udhëheq Amerika. Marrëdhenia e Kosovës me Serbinë është e ndishme se kemi pas luftë e tragjedi. Qëndrimet tona lidhen me Serbinë dhe Rusinë, janë të qarta dhe të ngjashme si ato që i ka Amerika ndaj tyre..”, tha Haradinaj.

E kur u pyet për taksën kryeministri u përgjigj.

“Unë jam njeri i terrenit si ushtari i Amerikës në teren, unë i zbatoj urdhërat po i zbatoj si e parasheh terrenin. Unë besoj se duke e forcu Kosovën, forcojmë interesin amerikan dhe largojmë interesin rus dhe të tjerëve”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndryshe, këtë intervistë Haradinaj e ka dhënë pas takimeve që pati me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje.

“Mirë që kam mujt me qenë bashkë me Malësinë e madhe këtu në Dettorid. Kanë bo një organizim që është për respekt. Kujtuam ditën e kryengritjes së Malësisë së Madhe, po edhe ditën e flamurit. Pra urime të gjithëve këtë ditë krenare”, tha Haradinaj.