Ballkani mposht rivalin direkt, i largohet barazhit
Ballkani ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.
Golat për skuadrën nga Suhareka i shënuan Ajzeraj në minutën e 49-të dhe Edvin Kuc në minutën e 59-të.
Me këtë fitore, Ballkani është në pozitën e tetë me 32 pikë aq sa Trepça ’89 dhe tri më shumë se Flamurtari. /IndeksOnline/
