Trajneri i Flamurtarit flet pas humbjes nga Ballkani
Flamurtari u mposht nga Ballkani me rezultat 2-0 dhe tashmë është në zonën e barazhit për rënie nga Superliga.
Trajneri i skuadrës, Arsim Thaqi e ka pranuar se skuadra e tij nuk ka luajtur mirë dhe gjithçka do të mundohet ta përmirësoj nga ndeshja e radhës.
“Ishte një ndeshje e vështirë duke e ditur se kishim të bëjmë me kundërshtarin tonë direkt. Përderisa në pjesën e parë kishim mundësi për të shënuar dhe luajtëm diç më mirë, pjesa e dytë ishte komplet tjetër. Një vendosje jo e mirë në repartin defansiv bëri qe në të pranojmë dy gola, më pas ishte e vështirë për tu rikthyer. Por, ne do të punojmë shumë për tu rikthyer që nga ndeshja e ardhshme”, ka thënë Thaqi për Super Sport.
“Flamurtari di të tregojë lojëra cilësore. Nuk kemi bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit, pasi që jemi në presion të rezultateve. Por, duhet të punojmë dhe të presim fundin e kampionatit për të parë se ku do të jetë Flamurtari. Që nga ndeshja e ardhshme me Lirinë shpresojë t’i kthehemi fitoreve dhe të vijnë gjërat në vendin e vet duke marrë rezultatet e shumë kërkuara për të qenë kështu pjesë e Superligës edhe për vitin e ardhshëm”, mbylli Thaqi.