Tifozëritë dhe gjyqtari dhurojnë spektakël, futbollistët “flenë” në fushë
Ka përfunduar derbi i xhiros së 26-të në mes të Gjilanit dhe Dritës që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dy skuadrat nga qyteti i Gjilanit luajtën barazim pa gola duke shvilluar një ndeshje shumë monotone dhe pa raste shënimi.

Të vetmet raste që mund të përmenden janë dy nga futbollistët e Dritës në minutat e fundit, shkruan Indeksonline.

Gjyqtari i ndeshjes, Dardan Qaka ishte protagonist.
Ai ndëshkoi me karton të kuq Ansi Nikën e Gjilanit në minutën e 16-të dhe Haxhi Nezirajn në fund të pjesës së parë.

Edhe dy tifozëritë, “Skifterat” dhe “Intelektualët” ishin në formë gjatë kësaj ndeshje.

Pas këtij barazimi Drita është në vendin e katërt me 45 pikë derisa Gjilani ka 10 pikë më pak në vendin e gjashtë. /IndeksOnline/
