75 Mall Live Search
09:05 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Golden State siguron vendin e parë në perëndim

Golden State siguron matematikisht vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 131-104 ndaj Clippers. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, skuadra kampione shkëputet në pjesën e dytë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Curry me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë.

Fiton edhe Houston, që mundi 149-113 Phoenix, duke synuar vendin e dytë në Perëndim. Ndeshje e mirë e Harden, që realizoi 30 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga Gordon me 26 pikë.

Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që mundi 113-109 Utah Jazz, ndeshje ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Pope me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë.

Milwaukee dominon në Lindje, duke mundur 115-107 Atlanta, ndeshje ku vendasit kishin një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës. Antetokounmpo realizoi 30 pikë, duke bërë diferencën në parket.

Jashtë fushe fiton San Antonio, që mundi 112-90 Cleveland, sfidë ku Aldridge me 18 pikë ishte shënuesi më i mirë.

NBA – Rezultatet e sotme

Toronto – Miami, 117-109

Cleveland – San Antonio, 90-112

Minnesota – Oklahoma, 126-132

Detroit – Charlotte, 91-104

Indiana – Brooklyn, 96-108

Memphis – Dallas, 127-129

Houston – Phoenix, 149-113

Milwaukee – Atlanta, 115-107

Boston – Orlando, 108-116

New York – Washington, 113-110

Golden State – Clippers, 131-104

Portland – Denver, 115-108

Sacramento – New Orleans, 129-133

Lakers – Utah Jazz, 113-109