75 Mall Live Search
11:45 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në rrugën Rahovec-Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Rahovec-Malishevë.

Sipas informacioneve të para të lënduar nga ky aksident kanë mbetur dy persona.

Në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit ‘Golf 2’ dhe një kamion, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente. Ndryshe Policia e Kosovës ka apeluar vazhdimisht tek pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë të shmangies së aksidenteve./Indeksonline/