75 Mall Live Search
13:12 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Nga komuna e Prishtinës kërkohet sigurimi i një lokacioni për varrosjen e kafshëve

Sigurimi i një hapësire për varrosjen e kafshëve është kërkesa që drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, dhe Lulzim Tafa, lobues i të drejtave të kafshëve, i kanë bërë kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, përcjellë Indeksonline.

Kjo kërkesë është bërë e ditur nga vet Gërxhaliu i cili e ka postuar atë në Facebook, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e lokacionit të duhur.

Ndër të tjera, në kërkesën e drejtuar Ahmetit, thuhet se në rast se komuna nuk siguron fonde për rregullimin e hapësirave ku do varroseshin kafshët, atëherë vet iniciuesit e kësaj kërkese do të kërkonin donatorë të mundshëm.

“Siç dihet Prishtina nuk ka asnjë hapësirë të përcaktuar për varrosjen e kafshëve. Konsiderojmë që caktimi i një hapësire të tillë nga Komuna e Prishtinës, e cila hapësirë do të ndahej në dy pjesë, ku në njërën anë do të varroseshin kafshët e adoptuara kurse në anën tjetër kafshët që nuk kanë kujdestar- kafshët e rrugës, do të zgjidhte një problem të kahershëm të qytetarëve të Prishtinës, sidomos të atyre që janë kujdestar të kafshëve. Pas caktimit të këtij lokacioni, nëse Komuna nuk do të sigurojë fonde për rregullimin e këtyre hapësirave, atëherë ju sigurojmë se do të angazhohemi që të gjejmë donatorë që do të investojnë në rregullimin e këtyre varrezave”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Gërxhaliut e Tafës. /Indeksonline/

Më poshtë gjeni edhe kërkesën e plotë:

No photo description available.