75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjenden mbetje mortore në Lipjan

Derisa kishin filluar gropimin e dheut në komunën e Lipjanit, një kompani ka vërejtur disa mbetje mortore të cilat dyshohet të jenë të njeriut.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30 minuta ndërkaq për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

Këta të fundit e kanë konfirmuar rastin për T7, duke bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Kleçka”.

“Me datë 08/04/2019 rreth orës 11:30 është pranuar informata nga ankuesi se përderisa ka qenë duke kryer disa punime ndërtimore dhe gropime të dheut ka marrë një kamion me dhe në rrugën “Haxhi Kleçka” në Lipjan për ta dërguar në fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit dhe pas zbrazjes së dheut ka vërejtur disa mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut”, kanë bërë të ditur nga policia.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar te gjitha njësitë e nevojshme për trajtimin e këtij rasti. /Indeksonline/