75 Mall Live Search
18:31 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

I riu nga Podujeva arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu në Serbi

M.P, 29 vjeçar nga komuna e Podujevës ka arritur të arratiset në mënyrë spektakolare nga gardianët e burgut të Prokupljes.

Ai ishte dërguar në spitalin e Nishit për të kryer një kontrollë dhe pas intervenimit ka arritur tu ikë dy komandantëve special të cilët ishin në përcjellje të tij.

”Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura. Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P.  e kishte shtyer komandantin tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”.

Sipas mediave serbe, personi në fjalë ishte burgosur në mars të vitit 2018 pas një vjedhje të rëndë, i cili poashtu akuzohet për shkelje tjera të shumëfishta. Poashtu, për të thuhet se Gjykata i ka lejuar të bënte telefonata edhe gjatë kohës sa ishte në burg, për të cilat dyshohet se u ndihmua rreth arratisjes. /Indeksonline/