Hazard ‘masakron’ mbrojtjen e West Hamit, shënon gol spektakular
Mesfushori Eden Hazard ka shënuar gol spektakular kundër West Ham United në ndeshjen e fundit të javës së 33-të.
Belgu morri një pasim në mes të fushës nga Ruben Loftus Cheek dhe me një sllallom të vertetë arriti të kaloj krejt mbrojtjen e kundërshtarëve, për të realizuar golin e epërsisë.
Edhe pse mediumet po raportojnë që Real Madridi është shumë afër që të transferoj Hazardin, ai për momentin është i përkushtuar maksimalisht në Premier Ligë me “blutë” që sivjet po kërkojnë pjesëmarrje në Champions League. /Indeksonline/