Munishi flet për referim “Në ligë të parë arbitërimi ish krim i krimit”
Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi është ankuar në nivelin e referimit në Ligën e Parë të Kosovës.
“Në Ligën e Parë, arbitërimi ish krim i krimit. Aty nuk është duke u prodhu kualitet, tona të zezat janë aty veç kualitet jo. Veç Fatmir Tahiri më ka kënaq njëherë, ajo ka qenë hera e vetme” deklaroi Munishi në Duelin Sportiv.
Vëllaznimi është duke synuar që të inkuadrohet në Superligë pas një viti. /Indeksonline/