75 Mall Live Search
10:45 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan ka një mesazh në Ditën e Kushtetutës

Kushtetuta e Kosovës sot ka mbushur 11 vjet që nga miratimi i saj, njofton Indeksonline.

Urimeve të liderëve kosovarë i është bashkangjitur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Ai në Twitter ka zgjedhur një citat nga Kushtetuta në të cilën zotohet se e ardhmja e Kosovës do të ndërtohet në atë mënyrë që të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj.

“Më 2008 Kosova ka miratuar Kushtetutën e saj, në të cilën  thuhet se njerëzit janë “ të vendosur të ndërtojnë të ardhmen e Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj”. Sot ne urojmë të gjithë ata që punojnë për të kthyer këto fjalë në realitet”, ka shkruar Kosnett. /Indeksonline/