Reagim ndaj Halil Matoshit, këshilltarit shpifës të cilin e “gozhdoi” edhe populli
Indeksonline dje publikoi një hulumtim se si Kosova po zbrazet në përmasa të një eksodi ku mijëra djemë e vajza po e braktisin vendin e tyre për një jetë më të mirë në vendet e BE-së.
https://indeksonline.net/hulumtim-alarmante-kosova-po-zbrazet-me-permasa-te-nje-eksodi-shteti-po-flene/?fbclid=IwAR1qojS-wGTX2kVnrZFF4geMDQmnH-69dz6Za-WB0AjkJdIu6mfLOk1VHOQ
Pamjet e publikuara nga portali ynë bënë jehonë të jashtëzakonshme në opinionin publik për faktin se kjo dukuri nuk ishte prekur edhe aq nëpër media.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka reaguar në rrjetin social Facebook duke thënë se jemi media që po e tradhëtojmë vendin tonë dhe po u shërbejmë interesave Serbo-Ruse, duke bërë propagandë dhe shpërndarë lajme Fake News.

Indeksonline i bën më dije Halil Matoshit se gazetari ynë që e ka hulumtuar këtë temë, Jeton Sopa i ka shërbyer Kosovës si pjestarë i UÇK-së në kohën e luftës kundër Serbisë dhe asnjëherë Serbisë apo Rusisë siç pretendoni ju.

Gjithashtu, Matoshi na ka akuzuar se po i shërbejmë opozitës për interesa politike. Na vije mirë që Matoshi ka këtë mendim pasiqë të njëjtat akuza na i bënë edhe opozita kinse po i shërbejmë pushtetit, çka do të thotë se për neve prioritet janë interesat e publikut dhe paraqitja e lajmeve me fakte, pavarësisht a i prekin interesat e pozites apo opozites.

Arsyeja e publikimit të këtij hulumtimi nuk ka qenë që të ndjellim propagandë dhe të krijojmë pasiguri tek qytetarët sepse kjo gjë tashmë është e krijuar dhe e mbjellur në popull, duke pasur parasysh se fshatra dhe qytete të tëra po zbrazen në heshtje masivisht nga të rinjtë dhe të rejat.
Nëpër fshatrat anembanë Kosovës po zvogëlohet numri i nxënësve në vazhdimësi, krejt kjo si pasojë e migrimit dhe ikjes jashtë vendit.
Pra, arsyeja e publikimit të hulumtimit tonë është sepse institucionet e Kosovës po i mohojnë shifrat e këtyre largimeve pra e drejta është në anën tonë.
Halil Matoshi, hulumtimi i Indeksonline nuk akuzonte Qeverinë e Kosovës, pjesë e të cilës jeni edhe ju për këtë situatë. Ngase, populli nuk ha bar dhe e di se këtë situatë e kanë krijuar të gjitha Qeveritë, ato të kaluara, por edhe kjo e tashmja.
Arsyeja jeni ju këshilltar Matoshi që edhe tash po e mohoni një gjë të tillë përballë këtyre fakteve dhe realitetit në teren.
I nderuar, Halil Matoshi, nuk mund ta zgjidhësh një problem kaq të madh siç është ikja e njerëzve nga Kosova, duke e heshtur atë se mos po na e merr vesh armiku dhe pastaj u plotësuakan dëshirat e tij.
Dëshirat e Serbisë plotësohen nëse shteti i Kosovës dhe ju si shërbëtor i pushtetit nuk merrni masa karshi kësaj dukurie shumë serioze dhe Kosova vazhdon të zbrazet në heshtje e ju nuk reagoni, e që kjo është dëshirë e Serbisë dhe mbase edhe juaja meqë po e mohoni.
Lilë Matoshi, se ti nuk ke aspak të drejt, të tregoi edhe populli. Qytetari digjital u tall me ty e reagimin tënd, gjë e cila shihet edhe në komentet në Facebook, ku u “gozhdove”.
Reagimi yt u bë viral humoristik në rrjetet sociale, gjersa në vend të distancimit, kolegëja jote, Meliza Haradinaj çuditërisht u bë e vetmja që zgjodhi përkrahjen ndaj humorizmit tënd.
Por, kjo nuk është hera e parë për ty që ngutesh e bën gafe, për të cilat më pas pendohesh e bën falje publike.
Por, ti nuk je njeri i thjesht, je këshilltar i kryeminstrit të Kosovës.
Lëri llafet e kota Halil Matoshi, më e pakta që mund të bësh është kërkimfalja!
Nga Redaksia!