Vetaksident në afërsi të Klinës, vetura përfundon jashtë rrugës
Një vetaksident ka ndodhur para pak minutave në afërsi të komunës së Klinës.
Vetura në fjalë doli jashtë rrugës duke përfunduar e rrotulluar në livadhe.

Nuk dihet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipi i policisë së Kosovës për këtë rajon, raporton Indeksonline.
Duhet përkujtuar që numri i aksidenteve në vend është mjaft i madh, e që shpesh herë nga policia është bërë apel që vozitësit të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik./Indeksonline/


