Motrat e famshme tregojnë një rast hajnie, vodhën në dyqanin e Christian Dior
Kim Kardashian ka promovuar linjën e saj të re të syzeve, por gjatë këtij eventi ajo ka treguar një histori mjaft gazmore me motrën e saj Khloen.
Ajo ka treguar se kur kanë qenë adoleshente kanë shkuar për pushime në Haëaii dhe teksa vizitonin dyqanin e Christian Dior, Khloe është fiksuar me një palë syze.
“Ne ishim në Haëaii në dyqanin e Christian Dior dhe askush nuk punonte atje. Ishte bosh dhe Khloe i donte prej vërteti syzet Dior kështu që i mori ato dhe u larguam”- ka thënë Kim.
Kim dhe Khloe vazhdojnë të qeshin ende me këtë histori dhe ajo është shprehur se i ka akoma syzet që vodhën