75 Mall Live Search
16:34 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Ku përfunduan 5 talentet më të mirë të vitit 2015?

Gazetat e njohura botërore shpesh përzgjedhin një listë me futbollist që premtojnë shumë dhe mund të bëhen yje në të ardhmen.

Në vitin 2015, “Goal” kishte përzgjedhur një listë me 50 talentet më premtues në atë kohë.

Pesëshen e parë e përbënin Hachim Mastour (Milan), Alen Halilovic (Barcelona), Martin Odegaard (Real Madrid), Gabriel Barbosa (Santos) dhe Kingsley Koman (Juventus).

Po ku përfunduan këta futbollist pas katër vitesh?

Hashim Mastour ishte i pari në listë po tashmë është deshtimi më i madh në mesin e tyre. Ai u huazua nga Milani te Malaga dhe Zwolle derisa më pas u transferua në Greqi te Lamia. Deri tani ai ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje zyrtare dhe tashmë është pa skuadër.

Alen Halilovic nuk arriti të zhvilloj asnjë ndeshje zyrtare me skuadrën e parë të Barcelonës. Fillimisht u huazua në Sporting Gijon. Në vitin 2016 u ble nga Hamburgu dhe një vit më vonë u huazua te Las Palmas. Verën e kaluar u transferua në Milan, ku këta të fundit e kanë huazuar te Standard Liege.

Martin Odegard është pjesë e Real Madrid nga viti 2015 por ka zhvilluar vetëm një ndeshje zyrtare. Në vitin 2018 norvegjezi u huazua në Heerenveen derisa nga vera e kaluar është i huazuar te Vitesse.

Gabriel Barbosa (Gabigol) u ble me shumë bujë dhe shumë pritshmëri nga Interi në vitin 2016 por zhvilloi nëntë ndeshje me zikaltërit. Ai nga viti 2017 është i huazuar te skuadrat si Benfica, Santos dhe Flamengo.

Kingsley Coman është i vetmi nga top pesë futbollistët e kësaj liste që nuk ka bërë hap të madh mbrapa. Ai në vitin 2015 u huazua te Bayern Munchen derisa në vitin 2017 bavarezët kanë blerë kartonin e francezit. /IndeksOnline/