75 Mall Live Search
20:19 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Vuçiq ishte mbështetës i fuqishëm i kriminelit Ratko Mladiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dikur ishte përkrahës i fuqishëm i kriminelit Ratko Mladiq.

Vuçiq në disa fotot të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet teksa bënte fushatë për “Kasapin e Ballkanit” në mesin e një turme në Serbi.

“Kasapi i Ballkanit”, Ratko Mladiq u dënua në Tribunalin e Hagës me burg të përjetshëm. Gjykatësit konstatuan se ish-komandanti i forcave serbe është përgjegjës për veprat më të rënda gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë./Indeksonline/