E mitura sulmohet seksualisht nga djali që kishte njohur përmes ‘Instagramit’
Një person ka tentuar që me dhunë të kryejë marrëdhënie seksuale me viktimën e moshës së mitur.
Viktima e mitur ka treguar se para disa ditëve ajo përmes ‘Instagramit’ është njoftuar me personin e dyshuar me të cilin është takuar disa herë.
Por, në takimin e fundit, i dyshuari ka tentuar me dhunë të kryejë marrëdhënie seksuale.
Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
Viktima është intervistuar në prani të prindit-nënës dhe punëtorit të QPS, kurse të dyshuarit nuk i dihet adresa e banimit.
Me vendimin e prokurorit, është iniciuar rasti./Indeksonline/