Shkencëtarët thonë se satelitet mbrojnë peshkaqenët e rrezikuar
Satelitë që skanojnë oqeanet janë një mjet i vlefshëm për të mbrojtur peshkaqenë, sipas shkencëtarëve.
Një shqyrtim i provave sugjeron se peshkaqenë të rrezikuar mund të mbrohen nga kërcënimet si peshkimi ilegal, duke përdorur teknologjinë.
Balenat, breshkat dhe zogjtë tashmë janë duke u monitoruar nga hapësira, duke ngritur shpresën se kjo teknikë mund të zbatohet në ruajtjen e llojeve të tjera.

Shumë peshkaqenë janë në prag të zhdukjes, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Popullatat e peshkaqenve kanë rënë në mënyrë dramatike gjatë 50 viteve të fundit.
“Teknologjitë e reja të tilla si kjo do të jenë me të vërtetë të rëndësishme për ruajtjen e peshkaqenëve”, tha Michael Williamson i Shoqatës Zoologjike në Londër (ZSL).

Peshkimi ilegale është një nga shkaqet më të mëdha të rënies së numrit të peshkaqevëve./Indeksonline/