75 Mall Live Search
14:09 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Shefi i Policisë merr flamurin e SHBA-së, që kishte qëndruar tek shtatorja e Bill Klintonit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur sot në takim Agim Rexhepin, nga Shoqata Miqtë e Amerikës.

Ky i fundit ia dorëzoi shefit të PK-së flamurin amerikan që kishte qëndruar tek shtatorja e ish-presidentit, Bill Klinton, në Prishtinë.

Me këtë rast, drejtori falënderoi mysafirin dhe njëherësh rikonfirmoi bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Shoqatës Miqtë e Amerikës