Katastrofë për Milanin, UEFA e dërgon në CAS
Situata e Milanit është për tu shqetësuar pas njoftimit të ri të UEFA-s.
Përmes faqes zyrtare, shtëpia evropiane futbollit ka bërë të ditur se çështjen e Milanit e ka dërguar në Dhomën e Arbitrazhit Sportiv.
“Oda e Hetimeve e Trupit të Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA njoftoi vendimin për t’ia referuar çështjen e AC Milan Dhomës së Arbitrazhit të CFCB pasi klubi nuk arriti të përmbushë kërkesat e bilancit buxhetor në periudhën aktuale të vëzhgimit të përcaktuar në sezonin 2018/19 dhe në lidhje me vitet e përfunduara në 2016, 2017 dhe 2018“.
Sipas gazetave italiane, Milani është duke u hetuar për shkelje nga pronarët e më hershëm derisa pronarët e rinj duket se janë më serioz në lidhje me çështjen e financave dhe respektimin e rregullave financiare. /IndeksOnline/