Pse po mbushen rrugët me flamuj kombëtar
Që nga e hëna, disa persona po vendosin flamuj kombëtar përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”, raporton Indeksonline.
Flamuj kuqe e zi janë vendosur nga pika kufitare në Morinë deri në Llapushnik të Komunës së Drenasit.
Deri më tani asnjë institucion nuk ka treguar arsyen e vendosjes së këtyre flamujve të cilët janë me mijëra të vendosur deri pasditen e së mërkurës.
Qytetarët kanë mbetur të habitur me këtë veprim./Indeksonline/