75 Mall Live Search
19:49 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Penalltia e mohuar e Milanit kundër Juves, tallja ka arritur deri në këtë masë

Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga ndeshja Juventus – Milan, ende po përfliten skandalet e asaj ndeshje.

Rosonerëve iu mohua një penallti e pastër edhe pse u rishikua në VAR, shkruan Indeksonline.

Talljet me gjyqtarin po vazhdojnë sa që është montuar edhe një video.

Aty shihet ku lojtarët e Juventusit e montojnë prekjen me dorë me anë të “Photoshopit” për ta mashtruar gjyqtarin.

Kujtojmë se Juventus mposhti Milanin me rezultat 2-1. /IndeksOnline/