75 Mall Live Search
21:25 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndodh në Kosovë, delegati vendos fatin e ndeshjes

Është ndoshta hera e parë në futbollin tonë që ndeshjen ta vendos delegati.

Në një ditë të mirë me kushte të volitshme për një ndeshje futbolli, në stadiumin e qytetit të Prizrenit u zhvillua ndeshja ndërmjet KF Vëllazëria Zhur dhe KF Opoja. Kjo ndeshje u cilësua si derbi lokal por edhe brenda fushës ishte një derbi i vërtetë.

Dy ekipet treguan një ndeshje shumë të bukur për sy, të fort por edhe shumë fer dhe korrekte duke u respektuar maksimalisht ndërmjet vete.

Por kjo zgjati deri në momentin që Adnan Ademi, i caktuar si delegat i ndeshjes nga FFK vendosi t’i marr frenat e lojës në dorë, derisa rezultati ishte në 0-1 për Opojën.

Ai fillimisht i dha ‘disa këshilla’ anësorit i cili deri në atë moment ishte duke kryer punën e tij më së miri, e pastaj ndikoi edhe te kryesori i cili në minutën 93’ akordon penallti absolutisht inekzistente, e pastaj për shkak të protestave të lojtarëve opojan, delegati me porosi te kryesori, shpërndante kartonë te kuq për qejfi te tij.

Në fund Vëllazëria fitoi me rezultat 2-1 dhe kishte tensione të mëdha.

Turp i madh të prishet një ndeshje e tillë, që shumë rrallë mund të shihet në futbollin tonë, e sidomos në Ligën e dytë të Kosovës. /IndeksOnline/