Liderët e BE-së i japin Kryeministres May afat deri më 31 tetor për Brexit
Udhëheqësit europianë kanë rënë dakord që t’i japin Britanisë së Madhe afat deri më 31 tetor për t’u larguar nga Bashkimi Europian.
Ky vazhdim afati u konsiderua si më i gjatë se sa që kërkohej nga Kryeministrja britanike, Theresa May, shkruan Euronews.
Ishte Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ai që u ka kërkuar “miqve të tij britanikë që të mos e humbasin këtë kohë” për t’u larguar nga blloku me një marrëveshje.
Ndërsa Kryeministrja May ka thënë se qëllimi i saj është që ta shkëputë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian sa më shpejt që është e mundur.