75 Mall Live Search
13:04 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Pronari e zë duke vjedhur ëmbëlsira, kur dëgjon arsyen i jep edhe ushqim

Një pronar në Ohajo vendosi të veproj ndryshe nga pronarët që zënë adoleshentet duke vjedhur në dyqan.

Jitendra Singh po kontrollonte kamerat në dyqanin e tij kur pa një të mitur që po merrte ëmbëlsira të ndryshme nga dyqani.

Pronari i tha se do të thërriste autoritetet përkatëse nëse nuk i kthen ato  që kishte marrë.

Por, ai nxorri vetëm disa ëmbëlsira të vogla, duke thënë se po detyrohet të vjedh për shkak se është i uritur, ai dhe vëllai i tij i vogël.

Pronari kur dëgjoi këto fjalë, i tha atij disa gjëra ushqimore për të dhe vëllain. /Indeksonline/