75 Mall Live Search
15:12 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Dalin pamjet: Si e rrethuan Rinasin Forcat Speciale të ushtrisë

Forcat Speciale të ushtrisë janë vendosur në pjesën e jashtme të aeroportit të Rinasit që prej mbrëmjes së djeshme pas një urdhri të shumë debatuar të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Mungesa e bazës ligjore për këtë urdhër të bën të mendosh se praktikisht kishim të bënim me një puç ushtarak, pasi këtë detyrë mund ta kryejë shumë mirë RENEA dhe FNSH.

Së fundmi kanë dalë edhe pamjet e vendosjes së policisë ushtarake si edhe të forcave speciale të ushtrisë në Rinas.

Ata janë fotografuar duke patrulluar rreth aeroportit si edhe duke kontrolluar makinat që kalojnë në rrugët pranë. /albeu.com/