75 Mall Live Search
17:01 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Papa Benediku pretendon se kjo është arsyeja e abuzimeve seksuale në kishat katolike

Papa Benediku i 19-të, tashmë i pensionuar, ka publikuar një letër rreth abuzimeve seksuale të klerikëve katolik.

Sipas tij, abuzimet seksuale kanë ndodhur për shkak të revolucionit të lirisë seksuale që u bë gjatë viteve të 60-të, transmeton Indeksonline.

Papa i pensionuar tha se pedofilia nuk ishte akute por u bë gjatë viteve të 80-ta, sipas tij u bë për shkak të “Mungesës së Zotit”.

Ai e përgëzoi dhe falënderoi, Papa Françeskun për punën që po bën në këtë drejtim./Indeksonline/