75 Mall Live Search
17:17 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Audi prezanton S6 dhe S7, të dyja TDI

Audi Sport ka tre modele të reja S në portofolin e saj. S6 Sedan, S6 Avant dhe S7 Sportback janë zbuluar zyrtarisht për të konfirmuar një thashethem që ka qarkulluar në internet për afërsisht tetë vjet – fuqinë e naftës.

Në zemër të tre makinave është një motor 3.0-litër V6 TDI që ofrojnë 349 kuajfuqi, me një kompresor me energji elektrike dhe një sistem hibrid të butë 48 volt – për të ulur konsumin e karburantit dhe për të rritur performancën.

Sa i përket performancës, më e shpejta është S6 Sedan me sprintin e saj 0-100 km/orë, për 5 sekonda.

Ndërsa Evropa po e merr këtë motor të teknologjisë së lartë TDI, tregje të tjera të tilla si Shtetet e Bashkuara, Azia dhe Lindja e Mesme do të kenë motor 2.9 litërsh V6.

Dëshironi njëren prej tyre? Modelet arrijnë këtë verë në Evropë, me çmime: 76,500 euro për S6 Sedan, 79,000 euro për Avant dhe 82,750 euro për S7. /IndeksOnline/