75 Mall Live Search
18:30 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së tregon se kush është fajtorë për ikjen e kosovarëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka deklaruar se përgjegjës për ikjen e kosovarëve në drejtim të Evropës janë gjitha qeverisjet e pasluftës.

Sipas tij, migrimi i popullsisë dhe largimi i njerëzve nga Kosova nuk është një situatë e re.

Nitaj theksoi se largimi i njerëzve nga Kosova ka filluar moti, që nga viti 2000 dhe pas pavarësisë së shtetit.

“Fajin e kanë gjitha qeverisjet e derisotme. Politikat që janë drejtat nga ky vend. Por në emër të kësaj teme të provohet poenë politike dhe të sulmohet një politik aktuale unë mendojë se nuk është e ndershme”, është shprehur ai.

Nitaj në fund tha se është i habitur se asnjë nga deputetët nuk reflektojë dhe askush s’foli për fajin e vet dhe përgjegjësin që e kanë pasur si deputet.  /Indeksonline/