75 Mall Live Search
19:23 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Një film i ri nga Rihanna, lansohet me këtë datë!

Më në fund është zbuluar projekti sekret në të cilin ka punuar këngëtarja, Rihanna dhe Donald Glover pas disa muajsh spekulime.

Dyshja kanë punuar në filmin ‘Guava Island’ që do te jepet premierë këtë të shtune, shkruan Indeksonline.

Ylli i muzikës Rihanna dhe Donald Glover u fotografuan së bashku vitin e kaluar ku edhe nxitën spekulimet rreth këtij projekti.

Filmi i tyre i ri është përshkruar si një ‘triller tropikal’, filmi thuhet se është një orë i gjatë dhe flet  për një muzikanti që dëshiron të krijojë një festival që të gjithë mund ta gëzojnë në ishull.

Frymëzimi i ‘Guava Island’ thuhet se është drama braziliane e kriminalitetit City of God, dhe Rain Purple, një dramë muzikore e vitit 1984./Indeksonline/