75 Mall Live Search
22:37 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Spiunohet Aston Martini i ri, vërehen shumë pjesë të Mercedesit

Aston Martini ka qenë në pistën e Nurburguring për të testuar dhe kalibruar modelin e ardhshëm DBX.

Edhe pse ende nuk ka hyrë në prodhim, pjesa e brendshme e makinës duket mjaft e ngjashme me një Mercedes-Benz.

Kjo sigurisht nuk është rastësi, pasi të dy kompanitë kanë krijuar një partneritet strategjik dhe kjo ka hapur rrugën për Aston Martin-in për të përdorur motorët dhe teknologjitë e Mercedesit, shkruan IndeksOnline.

Interieri i DBX shihet se është i pajisur me një timon me frymëzim nga Mercedes, kjo vërehet sidomos në emblemen me tre yje në timon.

Përpara DBX ka një pjesë masive të instrumente digjitale, ku përfshihen një numër komponentësh me burime nga Mercedes, të cila si ndërruesi i shpejtësive dhe pjesët infotainment. Poashtu vërehen edhe fryrëset e ajrit me formë katrore.

Ndërsa ky prototip ta jep një ndjesi të Mercedes, fansat e Aston Martinit nuk duhet të shqetësohen shumë.

Modele të tjera gjithashtu përdorin pjesë dhe teknologji me burime Mercedes, por nuk janë dalluar edhe aq shumë si kësaj radhe. /IndeksOnline/