Lepaja tregon se a e rekrutoi Konjufcen në SHIK ashtu siç deklaroi Molliqaj
Deputeti Dardan Molliqaj në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ka prezantuar fakte përmes të cilave pretendon se deputeti Glauk Konjufca ka punuar në Shërbimin Informativ të Kosovës (ShIK) gjatë viteve 2000-2001 dhe është paguar 150 marka gjermane. Sipas Molliqajt, Konjufca është rekrutuar në SHIK nga Fadil Lepaja.
E ky i fundit në një status të postuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai asnjëherë nuk ka qenë pjesë e kësaj organizate.
“Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj “çështjeje”: “Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bashkëpunëtor, me vetije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem. Ju falënderoj për mirëkuptim!”, ka shkruar Lepaja në Facebook./Indeksonline/