Aksident i rëndë në Gjakovë, një i vdekur e gjashtë të lënduar
Sot me datë 12. 04. 2019 në ora 13:47 në rrugën rajonale Gjakovë – Qafë Morinë në fshatin Korenicë ka ndodhur një aksident i rëndë i komunikacionit në mes të dy automjeteve të udhëtarëve.
Si pasojë e aksidentit të komunikacionit një qytetar i SH/Shqipërisë ka humbur jetën, kurse janë lënduar gjashtë persona tjerë të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë ndalur të gjitha njësit relevante Policisë Rajonale të Gjakovës dhe në bashkëpunim me prokurorinë e Shtetit po merren masat e nevojshme.

