75 Mall Live Search
17:53 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

A do të ndodh “Rush Hour 4? –Tregon Jackie Chan

Fansat e filmit aksion-komedi, “Rush Hour” kishin shpresa se do të ketë edhe një pjesë të katërt.

Por duket se nuk do të ketë pjesë të katërt. Njëri nga protagonistët kryesor, Jackie Chan gjatë kësaj jave me një deklaratë duke mohuar se pjesa e katërt nuk është duke ndodhur.

Aktori 65 vjeçar nuk i mbylli dyert që në të ardhmen mund të ndodh por e bëri të qart që nuk ka asgjë zyrtare.

Po ashtu mohoi që ‘Karate Kid 2’ është duke u incizuar. Të gjitha lajmet rreth këtyre dy filmave, aktori i ka quajtur false./Indeksonline/