Mourinho: Barcelona ishte e zbeht ndaj Manchester Unitedit!
Jose Mourinho në rolin e analistit e ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e parë çerekfinale e zhvilluar ndaj Manchester United e Barcelona.
Trajneri i papunë portugez ka thënë se paraqitja e Barcelonës ishte e zbehtë.
“Barcelona nuk ishte ajo Barcelona që e njohim. Ishte paraqitje e zbeht, ndaj një kundërshtari që nuk guxonte të sulmonte shumë. United kishte një mesfushor përgjegjës që frenoi lojën e Barcelonës. McTominay ishte ai që nuk i frikësohej askujt dhe e impononte respektin e tij duke mos u ndalur” ka thënë Mourinho./Indeksonline/