Sabri Fejzullahu publikon projektin e ri “Dashnija Ime”
Këngëtari legjendar, Sabri Fejzullahu nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai ka publikuar sot një projekt të ri.
“Dashnija ime” quhet kënga e re e Fejzullahut, të cilës i është bashkangjitur një videoklip.
Orkestrimi dhe muzika janë bërë nga Irkenc Hyka, kurse teksti është shkruar nga Petro Xhori.
Videoklipi është bërë nga produksioni i njohur “MProduction”./Indeksonline/