Khloe Kardashian ia feston ditëlindjen e parë vajzës në mënyrë speciale
Vajza e Khloe Kardashian, True sot e feston ditëlindjen e parë. Nëna e True po ia feston ditëlindjen asaj në mënyrën më të mirë.

Khloe ka postuar disa fotografi nga festa e ditëlindjes së vajzës, transmeton Indeksonline.
“Urime ditëlindja e ëmbla ime True!! Ti je dashuria ime e vërtet! Unë jam e nderuar dhe shumë falënderuese që jam nëna jote! Sot dhe përgjithmonë, do të dua!!”, kishte shkruar Khloe.
Edhe urimi i babit të True, Tristan Thompson ishte emocionues.
“Vajza ime është një vjeçare sot. Sa shpejt po shkon koha por unë po e dua çdo minutë. Nuk mund të pres që ne të ulemi në shtëpi dhe të shikojmë tërë ditën ‘Lion King dhe ‘Paë Patrol”, ka shkruar Tristan.
Khloe dhe Tristan ka muaj që janë ndarë pas skandalit që doli, ku basketbollisti e kishte tradhtuar modelen.
Deri më tani asnjëri nuk ka dhënë ndonjë koment rreth ndarjes./Indeksonline/
