Po e kërkon gjithë Evropa, Messi turk shënon këtë gol klasi
Abdülkadir Ömür, ky është emri i supertalentit turk që po vëzhgohet nga shumë skuadra evropiane.
I ka vetëm 19 vite jetë, por talenti i Trabzonspor po tregon klasin prej një superylli. Këtë e ka dëshmuar sot në ndeshjen ndaj Bursas.
I futur në lojë nga banka rezervë, Omur ka shënuar këtë gol tejet të bukur për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Disa skuadra angleze, italiane, spanjolle, franceze e gjermane i janë vënë pas atij dhe pritet të jetë garë e fortë në verë për shërbimet e tij./Indeksonline/
What a goal! ? pic.twitter.com/HxSNzu4okI
— Trabzonspor Bey? (@TrabzonsporBey) April 12, 2019