75 Mall Live Search
14:56 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Kreativiteti i artistëve shqiptar, ndërtojnë një vilë në videoklip dhe e djegin pastaj

Artisti, Buraku në bashkëpunim me Grupin Fama kanë sjellë projektin e tyre të ri para dy ditësh.

“Shoke do mbesim” quhet kënga e re e Burakut dhe Grupit Fama, transmeton Indeksonline.

Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendje tek ky projekt është videoklip.

Indeksonline mëson që vila e përdorur në spot është ndërtuar nga vet artistët dhe bashkëpunëtorët tjerë. Në fund të videoklipit ajo digjet.

Buraku dhe Grupi Fama janë të njohur për kreativitetin e tyre në këngë dhe videoklipe./Indeksonline/