Asistim fantastik nga Rashica, Werder parakalon Leverkusenin
Werder Bremen ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë duke mposhtur me rezultat 2-1 skuadrën e Freiburg.
Ndihmesë të madhe në këtë fitore dha edhe këtë javë ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili ndonëse nuk realizoi gol, asistoi te goli i parë që erdhi në minutën e 77′.
Me këtë fitore ëerder Bremen momentalisht ka siguruar një pozicion që dërgon në garat evropiane, më saktësisht në Europa Ligë.
Skuadra e Rashicës pozicionohet në vendin e gjashtë me 46 pikë, 6 pikë më pak se Eintrah Frankfurt që është në vendin e katërt, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/