75 Mall Live Search
20:13 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Prej disa minutash turma e protestuesve ka mbërritur para godinës së parlamentit, ku hedhin fishekzjarre e kapsolle drejt policisë dhe përsërisin thirrjet “Rama Ik”.

Pas disa minutash tentativa për të çarë rrethimin e policisë, kjo e fundit ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës ndaj turmës, çka solli shpërndarjen e tyre në rrugët përreth parlamentit.

Protesta e opozitës vijon që prej orës 18:00, kur nisi në bulevard, para Kryeministrisë.

Pas më tepër se një ore atje, turma u zhvendos tek parlamenti, ku përqendrimi policor është më i ulët në numër.