75 Mall Live Search
09:50 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Muriqi është pajtuar për kalim te Fenerbahçe por…

Kohëve të fundit mediumet në Turqi kanë raportuar se Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur gjiganti turk ka kontaktuar me 24 vjeçarin, për tu njoftuar me kushtet që kërkon Muriqi, megjithatë ky i fundit ka dashur që Fenerbahçe të flas me Rizesporin rreth transferimit meqë ka kontratë valide edhe një vit.

Sipas burimeve tona, Muriqi ka rënë dakord për kalim te Fenerbahçe, por Rizespor mund të kërkoj 3 milionë euro dëmshpërblim që transferimi të realizohet.

Sulmuesi kosovar po kalon formën më të mirë në karrierë sivjet. Në 28 ndeshje të zhvilluara në Superligë, Muriqi ka 12 gola dhe 7 asistime. /Indeksonline/