75 Mall Live Search
18:18 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Dafina publikon projektin e ri, tregon se me të s’ka ‘ROFE’

Dafina Zeqiri ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar ‘Rofe’ apo thënë qartë ‘Fore’.

Dafina këtë herë ka ardhur pak më ndryshe, me një këngë të dhuruar për fansat e saj pikërisht në ditën e lindjes.

Dafina ka ndryshuar stili thuajse në çdo sekuencë të klipit, e ku duket me shumë stil, transmeton Indeksonline.

Artistja përmes kësaj kënge ka dëshiruar t’u tregojë këngëtarëve të tjera, se “vendi i saj, mbetet i saj”.

Sigurisht se Dafina vazhdon të jetë ndër këngëtaret e preferuara për thuajse gjithë shqiptarët, falë këngëve të saj, paraqitjes dhe vokalit gjithmonë të shkëlqyer.

Pavarësisht se u përfol shumë për jetën e saj private, asgjë nuk arriti t’ia largojë dashurinë fansave të saj që patën për të.

Për më tepër, shijojeni projektin e saj të ri,të realizuar nga Cricket, me tekst dhe muzikë nga vetë ajo dhe Arianit Palaj./Indeksonline/