75 Mall Live Search
19:08 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Me flokë të gjatë e në të bardha, Selena mahnitëse në Coachella

Ka kohë që  këngëtaren e njohur, Selena Gomez, nuk e kemi parë duke performuar, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, mbrëmë ajo ka befasuar fansat e saj, teksa është shfaqur në skenën e festivalit Coachella, duke iu bashkuar këngëtares Cardi B dhe Dj Snake për të performuar “Taki Taki”.

2019 Coachella Valley Music And Arts Festival - Weekend 1 - Day 1

E performanca e mbrëmshme, ishte e para e vitit 2019 për Gomez, si dhe hera e parë në karrierën e saj 10 vjeçare që ajo ka performuar në Coachella.

Selena përveç me performancën mahniti edhe me dukjen e saj.

Ajo kishte të veshur një kostum të bardhë dhe flokë të gjatë.

Shoqja e Gomez, Raquelle Stevens paraprakisht ndau një fotografi gjatë rrugës për në festival, ku Selena dukej mahnitëse në një veshje ngjyrë gri.

image

Hera e fundit, kur Selena Gomez ka qenë në Coachella është viti 2017.

Ajo atë kohë ishte së bashku me të dashurin e saj, The Weeknd, i cili ishte performues në këtë festival. /Indeksonline/