Fakte rreth religjionit në Zvicër
Zvicra numëron rreth 8.5 milionë banorë, dhe shumica e tyre janë të krishterë.
37 për qind prej tyre janë katolikë, ndërsa 27 për qind janë protestantë.
Po ashtu, popullsia në Zvicër është e përfaqësuar edhe nga fe të tjera, përcjell albinfo.ch.
Pesë për qind janë muslimanë, 0.5 për qind budistë dhe 0.3 për qind hebrenj.
Ndërkaq, numri i njerëzve që nuk kanë ndonjë përkatësi fetare shkon rreth 21 për qind.