75 Mall Live Search
23:03 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Lille e poshtëron PSG-në, ia shtyn festën e titullit

PSG-së iu nevojiten vetëm dy pikë për tu shpallur kampion i Ligue 1 për sezonin 2018/19.

Por kampionët në fuqi u mposhtën nga ndjekësi më i afërt, Lille me rezultat të thellë 5-1 dhe festa e titullit shtyhet të paktën deri javën tjetër.

Golat për vendasit i shënuan Meunier (7′ autogol), Pepe (51′). Bamba (65′), Gabriel (71′) dhe Fonte (84).

Golin e vetëm për parisienët e shënoi Bernat në minutën e 11-të, i cili më vonë u ndëshkua me të kuq.

PSG është e para me 81 pikë, derisa Lille është e dyta me 64 pikë. /IndeksOnline/