75 Mall Live Search
19:31 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Vushtrria zyrtarisht është kampion për shikueshmëri

Vushtrria është duke kërkuar që pas 3 vitesh të rikthehet në elitën e futbollit në Kosovë.

Kjo skuadër që ka traditë gati 100 vjeçare për herë të parë ishte shpallur kampion në vitin 2014.

Tani që po bën gara në Ligën e Parë, Vushtrria është lidere me 57 pikë dhe kandidati kryesor për tu shpallur kampion në divizionin e dytë të futbollit në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Përveç kësaj Vushtrria është lidere edhe për diçka tjetër.

Sipas statistikave zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës edhe sa i përket shikuesve që e ndjekin nëpër ndeshje, Vushtrria është në vendin e parë mbi Vëllaznimin. /Indeksonline/