75 Mall Live Search
09:23 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Surpriza e Gjikos për Eliten në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”

Prezantuesja e njohur Elita Rudi njëherësh edhe bashkëshortja e reperit Gjiko ishte e ftuar në emisionin “Ne kurthin e Piter Pan” ku fëmijet i bënin pyetje nga më të ndryshmet.

Mirëpo në fund të emisionit ishte Gjiko ai që u shfaq dhe e surprizoi atë.

Ai u ul në gjunjë  duke i shprehur një dedikim Elitës transmeton Indeksonline

“Oj gruja jem, ditën e parë që te kam pare e kam ditur se do jesh gruaja ime. Më ke falur djalin me te mire ne bote, me ke falur krejt boten. Tani po te pyes do te jesh me mua deri ne fund te jetes” tha ai, dhe më pas nxori unazën që kishte për të.

Elita ishte super e emocionuar nga ky moment saqë shpërtheu në lot.