75 Mall Live Search
09:46 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Dy vjeçarja që duket “si shtatzënë”

Cleo Keenan, nga Blackpool papritmas ka zhvilluar një enjëtje jonormale në stomakun e saj në fillim të këtij viti.

Ajo përjetonte dhimbje të rënda të barkut ku në një hetim CT zbuluan se dy vjeçarja vuan nga karcinoma e veshkave tre fazë,e cila ndikon në shtresën e jashtme të gjëndrrave të veshkave ,e gjetur thjesht mbi veshkat.

Pas diagnozës së saj,Cleo filloi kimioterapinë dhe transfuzionet e gjakut.Ajo tani kërkon më shumë trajtim për të tkurrur tumorin para se të bëhet operacioni për ta heur atë transmeton Indeksonline.

Megjithatë prindërit e saj Shannon Latham, 23 vjeç dhe Ryan Keenan, 26 vjeç kanë thënë se “luftëtarja e vogël” ka vetëm 23 deri në 35 përqind mundësi për  të mbijetuar me tumorin që kthehet në 80 përqind të rasteve.

Duke folur për simptomat e vajzës së saj, zonja Latham tha ‘Ajo dukej sikur ishte shtatzënë. Po bëja gjithnjë e më shumë shqetësime’.

“Ajo kishte qenë gjithnjë e shëndoshë.Ajo ishte si cdo dy vjeçare tjetër” u shpreh nëna e saj.

Familja ka ngritur një faqe në Facebook-kapitulli Cleo- për të dokumentuar luftën e kancerit të foshnjës. /Indeksonline/